Please enter at least 3 characters.

Tifozët e Cityt këndojnë emrin e Muriqit pas heroizmit në ndeshjen ndaj Leicesterit

2018/12/ArijanetbashkelojtareCity-e1545172806744.jpg
323:"LEICESTER, ENGLAND - DECEMBER 18: Manchester City players celebrate following their sides victory in the penalty shoot out during the Carabao Cup Quarter Final match between Leicester City and Manchester City at The King Power Stadium on December 18, 2018 in Leicester, United Kingdom. (Photo by Clive Mason/Getty Images)
12:"Getty Images

U deshën penalltitë për t'ia siguruar Manchester Cityt kualifikimin në gjysmëfinale të Kupës EFL (Carabao Cup) në ndeshjen e zhvilluar në King Power Stadium kundër Leicester Cityt.

Në portën e klubit nga Etihad Stadium në këtë ndeshje startoi portieri shqiptar i Kosovës, Arijanet Muriqi.

Arijanet Muriqi (Foto: Shaun Botterill/Getty Images/Guliver)

20-vjeçari ishte më meritori për kualifikimin e mëtutjeshëm të Cityt, duke qenë se i mbrojti penalltitë e kundërshtarëve.

https://www.dailymotion.com/video/x6z65zt

Derisa koha e rregullt e takimit përfundoi 1-1, fituesin e vendosën njëmbëdhjetëmetërshat, ndërsa Muriqi u sigurua që të triumfonte ekipi i tij.

Në fund të ndeshjes, tifozët e Manchester Cityt që kishin udhëtuar në Leicester filluan ta këndonin emrin e portierit shqiptar.

Derisa ata e bënin këtë, bashkëlojtarët filluan ta shtynin Arijanetin duke e nxjerrë përpara grupit dhe derisa ai duartrokiste, tifozët thërrisnin emrin e tij. Një ndjenjë e mirë për suksesin e radhës të portierit që e përfaqëson Kosovën.

Manchester City është kampion në fuqi i Kupës EFL dhe do të përpiqet ta mbrojë titullin edhe këtë sezon. /Telegrafi/