Please enter at least 3 characters.

Tifozët e Barcelonës e duan Juventusin si kundërshtarin e dytë më të preferuar për çerekfinale

2019/03/Lionel-messi-e1552515844338.jpg
334:"BARCELONA, SPAIN - MARCH 13: Lionel Messi of Barcelona celerbates scores his team's first goal from a penalty with Jordi Alba and team mates during the UEFA Champions League Round of 16 Second Leg match between FC Barcelona and Olympique Lyonnais at Nou Camp on March 13, 2019 in Barcelona, Spain. (Photo by David Ramos/Getty Images)
12:"Getty Images

Juventus konsiderohet si një nga ekipet favorite për të fituar Ligën e Kampionëve dhe fuqinë e saj e tregoi kur e eliminoi Atletico Madridin.  

Edhe pse ishin në disavantazh me dy gola nga ndeshja e parë, arritën të fitonin 3-0 në ndeshjen e dytë.

Të udhëhequr nga Cristiano Ronaldo, bardhezinjtë ëndërrojnë të kthejnë në shtëpi trofeun që u mungon që shumë vite dhe shpesh i kanë shkuar afër.

Cristiano Ronaldo (Photo by Tullio M. Puglia/Getty Images)

Por tifozët e Barcelonës, nuk ia kanë edhe aq frikën CR7 dhe klubit torinez.

Sipas një sondazhi të bërë nga "Mundo Deportivo", Juventus është zgjedhja e dytë e preferuar tifozëve të Barcelonës.

Porto është më  e votuara me 54,62 për qind.

Alex Telles pasi shënoi golin nga pika e bardhë (Foto: Octavio Passos/Getty Images/Guliver)

Pastaj vjen Juventusi me shokë janë përzgjedhur nga 16,58% e publikut.

Pas tyre vjen Manchester United (9,66%), Ajax (8,08%), Tottenham (4,82%), Manchester City (3,71%) dhe Liverpool që preferohet më pak me (2,26%). /Telegrafi/