Please enter at least 3 characters.

Tifozët anglezë përleshen në Prishtinë

2019/11/Kosove-Angli.jpg
201:"PRISTINA, KOSOVO - NOVEMBER 17: A view of flags on display before the UEFA Euro 2020 Qualifier between Kosovo and England on November 17, 2019 in Pristina, Kosovo. (Photo by Michael Regan/Getty Images)
12:"Getty Images

Disa tifozë anglezë janë përleshur mes vete mesnatën e kaluar në Prishtinë.

Një gjë të tillë e ka konfirmuar për KosovaPress, Policia e Kosovës të cilët thonë se në këtë rast ka ndërhyrë edhe Policia e Kosovës.

“Është raportuar një rast i mosmarrëveshjes në sheshin Nënë Tereza në Prishtinë".

"Policia ka reaguar dhe ata kanë marrë ndihmën e nevojshme. Bëhet djalë për tifozë anglezë. Në koordinim me prokurorin, të njëjtit janë liruar”, kanë thënë nga policia për KosovaPress.

Nga kjo përleshje, të dyshuarit kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë kërkuar ndihmë mjekësore.

Prishtina mbrëmë  ka qenë e mbushur me tifozë që kanë ardhur nga Anglia për ta përkrahur ekipin e tyre në lojën që do ta ketë sot me Kosovën në “Fadil Vokrri”.

Ndryshe, ndeshja mes Kosovës dhe Anglisë do të zhvillohet sot (e diel) me fillim nga ora 18:00.