Please enter at least 3 characters.

Thyhet rekordi në Angli, Ethen Nwaneri bëhet futbollisti më i ri në histori që debuton në Ligën Premier

2022/09/Ethan-Nwaneri.jpg
226:"Arsenals Ethan Nwaneri (right) comes on to replace Fabio Vieira during the Premier League match at the Gtech Community Stadium, London. Picture date: Sunday September 18, 2022. (Photo by John Walton/PA Images via Getty Images)
26:"PA Images via Getty Images

Arsenali ka arritur një fitore të madhe në udhëtim te Brentfordi me rezultat të pastër 0-3.

Por kjo ndeshje nuk do të harrohet lehtë pasi do të mbetet gjatë në histori të Ligës Premier.

Jo për faktin se londinezët morën një fitore, pasi nuk ishte asgjë e jashtëzakonshme, por ndodhi një debutim te Topçinjtë.

Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta e mori në skuadër talentin 15 vjeçar Ethen Nwaneri dhe i dha disa minuta.

Nwaneri u inkuadrua në lojë në minutat e fundit të ndeshjes duke thyer një rekord të madh, pasi është bërë futbollisti më i ri në histori të Ligës Premier që ka debutuar në këtë moshë.

Talenti anglez bëri debutimin e tij me 15 vite e 181 ditë, duke u futur në histori të elitë së futbollit anglez.

Në vendin e dytë mbetet Harvey Elliot, që kishte debutuar me fanellën e Fulham me 16 vite e 30 ditë, derisa në vendin e tretë është Matthew Briggs që debutimin e bëri me 16 vite e 68 ditë. /Telegrafi/