Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës
Kupa e Botës në Shtetet e Bashkuara, Meksikë dhe Kanada fillon më 11 qershor, dhe është interesante që në të do të vendoset një rekord interesant në lidhje me futbollin e klubeve.
1,248 lojtarë u ftuan në turne, dhe Manchester City kryeson listën e klubeve me më shumë përfaqësues në turneun prestigjioz të kombeve.
Konkretisht, 19 lojtarë të klubit anglez do të luajnë për 12 ekipe kombëtare, duke vendosur kështu një rekord të ri.
Në Kupën e Botës 2018 në Rusi, luajtën 16 lojtarë të Cityt, një rekord që u thye nga Bayern në Katar kur ata futën në fushë 17 lojtarë për Kupën e Botës 2022.
Bayern është menjëherë pas Cityt këtë vit me 18 lojtarë, i ndjekur nga Arsenali dhe PSG me nga 16 secila, dhe Barcelona me 15 lojtarë.
Interesante është se në vendin e gjashtë është klubi saudit, Al-Hilal, i cili ka 12 lojtarë të ekipit kombëtar.
Man City will have more players at the World Cup than any other club in the world 🤩
How many from your Premier League club are in it? 🧐 pic.twitter.com/nyHwzHdwhL
— Premier League USA (@PLinUSA) June 2, 2026
19 lojtarët e Cityt që do të marrin pjesë janë James Trafford, John Stones, Marc Guehi dhe Nico O'Reilly (Angli), Matheus Nunes, Ruben Dias dhe Bernardo Silva (Portugali), Josho Guardiola dhe Mateo Kovacic (Kroaci), Nathan Ake dhe Tijjani Reijnders (Holandë).
Kombëtaret tjera që kanë nga një lojtar të Cityt në Kupën e Botës janë Erling Haaland (Norvegji), Rodri (Spanjë), Rayan Cherki (Francë), Jeremy Doku (Belgjikë), Rayan Ait-Nouri (Algjeri), Omar Marmoush (Egjipt), Antoine Semenyo (Gana) dhe Abdukodir Khusanov (Uzbekistan). /Telegrafi/


