Please enter at least 3 characters.

Thohir: Synojmë vendin e katërt

2016/01/thohir-synojm-euml-vendin-e-kat-euml-rt_hd.jpg

Nerazzurët momentalisht janë në vendin e pestë në Serie A duke fituar vetëm tetë nga 19 ndeshjet e para të sezonit dhe indoneziani ka këmbëngulur se Nerazzurët kanë përmirësim nga viti i kaluar.

“Krahasuar me sezonin e kaluar, ekipi është përmiësuar. Por, synimi është vendi i katërt dhe unë mendoj se kjo është e pranueshme për ne këtë sezon”.

“Unë i sugjeroj fansat që të jenë të durueshëm, një biznes nuk ndërtohet për disa muaj. Ne duhet të presim disa vite. Shikoni në klubet e mia në Amerikë dhe do ta vëreni se si do të funksionojë edhe klubi jonë në vitet në vijim”, u shpreh Thohir. /Telegrafi/