Thohir: Kemi pasur nevojë për Hernanesin
01/02/2014
Thohir arriti ta tregojë veten në afatin e tij të parë kalimtar, duke siguruar transferimin e një top lojtari dhe një lojtari të dëshmuar në krah.
Që të dy kanë mundësi që të debutojnë në derbi ndaj Juventusit dhe Thohir shprehet i ngazëllyer për blerjet.
“Faleminderit, dua të falënderoj presidentin e Lazios, Lotiton, që bëri të mundur realizimin e transferimit. Mendoj se Hernanes dhe D’Ambrosio janë lojtarë të rëndësishëm për Interin, ne kemi pasur nevojë për elemente të reja për këtë sezon”.
“Ne kemi punuar shumë. Ishin vendime të marra nga të gjithë, pas një strategjie precize të bërë nga klubi në nivel financiar dhe të marketingut”, ka thënë Thohir. /Telegrafi/


