Please enter at least 3 characters.

Thirrje antishqiptare në ndeshjen Kumanova – Sigal Prishtina

2016/01/thirrje-antishqiptare-n-euml-ndeshjen-kumanova-ndash-sigal-prishtina_hd.jpg

Por në mungesë të “plisave”, Prishtinasit ishin përkujdesur t’i përkrahnin një grup i konsiderueshëm i tifozëve nga Kumanova, “Ilirët”.

Kanë mjaftuar vetëm disa brohoritje nga tifozët “Ilirët”, në mbështetje të skuadrës kosovare, Sigal Prishtina, që më pas rreth 3500 tifoz maqedonas të shprehin mllefin e tyre kundër shqiptarëve me brohoritjet e tyre nacionaliste si: “Shqiptari i mirë është shqiptar i vdekur”, “Dhoma gazi për shqiptarët”, “Le ta dinë shqiptarët e shkretë se emri i Maqedonisë nuk do të shuhet” e të tjera.

Këto fyerje ndaj shqiptarëve janë dëgjuar në çerekun e dytë dhe të katërt. Ndërsa, kur kishin mbetur edhe vetëm tre minuta para përfundimit të lojës forcat e rendit larguan nga tribuna grupin e vogël prej 25-30 vetave që ishin të pranishëm me qëllim që të evitohet çdo lloj incidenti i mundshëm raporton gazeta “Lajmpress”. /Telegrafi/