Please enter at least 3 characters.

Thiago merr ofertë zyrtare nga Arabia Saudite

2023/07/thiago.png

Thiago Alcantara ka marrë një ofertë joshëse nga një ekip në Ligën Pro të Arabisë Saudite, sipas The Athletic.

Megjithatë, spanjolli e refuzoi ofertën pasi dëshiron të vazhdojë të jetë pjesë e Liverpoolit edhe sezonin e ardhshëm.

Klubi saudit nuk iu afrua klubit anglez me ofertë për Thiagon, por besohet se Jurgen Klopp është i gatshëm ta shesë lojtarin.

Thiago po hyn në vitin e fundit të kontratës së tij dhe burimet sugjerojnë se nuk ka gjasa që Liverpool t'i ofrojë atij një marrëveshje të re.

32-vjeçari mund ta ketë më të vështirë kohën për të luajtur sezonin e ardhshëm pas ardhjes së Alexis Mac Allister dhe Dominik Szoboszlai. Megjithatë, ai mbetet një mesfushor i cilësisë më të lartë me përvojë për të ndryshuar fatin e ndeshjes nga bankina.

Liverpool do të detyrohet të marrë një vendim nëse Thiago qëndron apo do të largohet. /Telegrafi/