Please enter at least 3 characters.

Theri me thikë një person në Mitrovicë, arrestohet një grua

Një grua është arrestuar pasi që e njëjta dyshohet se ka therë me thikë një person.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të mërkurën rreth orës 15:40, në Mitrovicë të Jugut.

Siç bëhet e ditur në raport e dyshuara me vendim të prokurorit është dërguar në Klinikën e Psikiatrisë.

“Mitrovicë jugu. 29.04.2026-15:40. Është arrestuar e dyshuara femër kosovare pasi që e njëjta dyshohet se ka therë me thikë viktimën mashkull kosovar. Viktima është dërguar për tretman mjekësor, ndërsa e dyshuara me vendim të prokurorit është dërguar në Klinikën e Psikiatrisë”, thuhet në raport. /Telegrafi/