Please enter at least 3 characters.

Theret me thikë një person në Mitrovicë

2020/12/auto_policia-6-696x445-1-600x3601609355167-1.jpg

Një person është therur me thikë mbrëmjen e sotme në Mitrovicë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

“Rreth orës 19:30 është raportuar një rast për një përleshje të ndodhur në rrugën 'Evlia Qelebia' në Mitrovicë. Mbështetur në informatat e para dyshohet se një person ka marrë lëndime trupore nga një armë e ftohtë (thikë)”, ndërsa lëndime trupore kanë pësuar edhe dy persona tjerë", tha ai.

Zahiti bëri të ditur se njësitet përkatëse policore ndodhen në vendin e ngjarjes. /Telegrafi/