Please enter at least 3 characters.

Theret me thikë një i mitur në Kaçanik

2018/04/therje.jpg

Një i mitur ka kërkuar ndihmë mjekësore, pasi që ishte therur me thikë nga persona të panjohur.

Rasti ka ndodhur dje rreth orës 11:35 në Kaçanik.

Viktima është dërguar në QKUK për tretman mjekësor dhe sipas mjekut është jashtë rrezikut për jetë.

Njësia policore ka arritur të identifikojë dhe të arrestojë të dyshuarin e mitur mashkull K-Shqiptar, i cili me aktvendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/