Please enter at least 3 characters.

Theresa May dëboi 23 spiunë të Kremlinit nga Britania, Rusia i kundërpërgjigjet duke bërë të njëjtën gjë me diplomatët britanikë në Moskë (Foto/Video)

2018/03/1-250.jpg
10:"© REUTERS

Diplomatët britanikë të stacionuar në Rusi kanë filluar të largohen nga Moska, pasi janë dëbuar nga ky vend pas ngritjes së tensioneve mes këtyre dy vende, pas helmimit të ish-spiunit rus në Angli me agjent nervor, shkruan Daily Mail.

Stafi i ambasadës britanike ishin mbledhur në oborrin e mbushur me borë, për t'i përshëndetur kolegët e tyre që po largoheshin me vetura, transmeton Telegrafi.

Ata janë dëbuar nga autoritetet ruse, si shenjë hakmarrje pasi 23 spiunë të Kremlinit u dëbuan nga Britania e Madhe gjatë të martës, pas akuzave për helmim me agjent nervor të një ish-spiuni rus që jetonte në Angli.

Agjentët e fshehtë kanë udhëtuar me aeroplan privat gjatë të martës, pasi kryeministrja britanike Theresa May u dha afat 7 ditor që të paketojnë gjësendet e tyre. /Telegrafi/

<span></span><span></span>