Please enter at least 3 characters.

Thaçi: Viti 1981 shënon kthesën për avansimin e statusit politik të Kosovës

2018/09/Hashim-Thaci-konference-24-korrik-foto-Ridvan-Slivova-18-1-e1533551835209-780x439.jpg

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se me 11 mars 1981 filloi një fazë e re historike.

Thaçi në një status në rrjetin social Facebook ka shkruar se demonstrata e filluar nga studentët e Universitetit të Kosovës u shndërrua në vullnet dhe kërkesë gjithëpopullore për Republikën e Kosovës

Ai ka theksuar se viti 1981 shënon kthesën përfundimtare të orientimit të kërkesave politike për avancimin e statusit politik të Kosovës.

“Pas demonstratave të vitit 1968, që shprehën hapur kërkesën për ngritjen e statusit të Kosovës në nivel të republikës, më 11 mars 1981 filloi një fazë e re historike. Demonstrata e filluar nga studentët e Universitetit të Kosovës u shndërrua në vullnet dhe kërkesë gjithëpopullore për Republikën e Kosovës. Viti 1981 shënon kthesën përfundimtare të orientimit të kërkesave politike për avansimin e statusit politik të Kosovës, që pas përpjekjeve dhe sakrificave u kurorëzua me çlirimin dhe pavarësinë Kosovës”, ka shkruar Thaçi./Telegrafi/