Thaçi uron Mustafën për martesën e djalit
12/11/2016
Presidenti Hashim Thaçi ka treguar se sot gjatë ditës e ka vizituar familjen e kryeministrit Isa Mustafa, të cilët i ka uruar për martesën e djalit.“Sot isha në vizitë tek familja e kryeministrit Mustafa. Pata kënaqësinë ta përgëzoj për martesën e të birit. Çiftit i urova jetë të lumtur bashkëshortore”, ka shkruar Thaçi në profilin e tij në Facebook.
Në fotografinë e mëposhtme është Besniku së bashku me nusen e tij Edita Bajramin.


