Please enter at least 3 characters.

Thaçi: Të gjitha partitë e kanë lutur Listën Serbe (Video)

2017/05/Hashim-Thaci-konference-per-FSK-foto-Ridvan-Slivova-18-e1499422410840.jpg
14:"Ridvan Slivova

Presidenti Hashim Thaçi deklaroi se deri në ditën e konsolidimit të Qeverisë, të gjitha partitë kanë vrapuar dhe kanë kërkuar nga Lista Serbe që të jetë pjesë e tyre.

“Deri në ditën e ndërtimit të koalicionit qeveritar, të gjithë e kanë lutur Listën Serbe që të jenë pjesë e tyre. Unë jam takuar me Listën Serbe dhe më kanë treguar qartë se kanë ofertë prej të gjitha partive politike të jenë pjesë e koalicionit qeverisës. Ishte vendim i tyre se me kë të futen në koalicion. Është e drejtë legale, është e drejtë legjitime politike”, tha Thaçi për RTK-në.