Please enter at least 3 characters.

Thaçi, Serbisë: Shpresoj se i kuptuat leksionet

2016/10/Hashim-Thaci-20-shtator-foto-Ridvan-Slivova-4-e1476098175333.jpg
14:"Ridvan Slivova

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, përmes një postimi në Twitter ka thënë se shpreson që Serbia ka marrë një leksion, kur bëhet fjalë për provokimet.

Reagimi i Thaçit ka ardhur pas veprimeve të djeshme të autoriteteve serbe të cilat e kishin nisur një tren në drejtim të Kosovës me mbishkrime provokuese, dhe ndalesës së bërë nga autoritetet në Kosovë.

”Hope lessons are learned from this provocation. Good neighbours don’t intrude w/ extremist projects, they dialogue”.

”Shpresoj se leksioni u kuptua nga ky provokim. Fqinjët e mirë nuk ndërhyjnë me projekte ekstremiste, ata dialogojnë”, ka shkruar Thaçi në Twitter. /Telegrafi/