Please enter at least 3 characters.

Thaçi pranoi letrat kredenciale nga ambasadori i ri pakistanez

2018/07/pa-01.jpg

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sot ka pranuar letrat kredenciale nga ambasadori i ri i Pakistanit, Syrus Sajjad Qazi, i cili sapo është emëruar ambasador jo-rezident për Kosovën.

Presidenti Thaçi i ka uruar ambasadorit të ri pakistanez suksese në detyrën e re.

“Gatishmëria dypalëshe ekziston dhe Kosova e Pakistani mund ta thellojnë bashkëpunimin në shumë sektorë”, u shpreh presidenti Thaçi.

Edhe ambasadori pakistanez, Syrus Sajjad Qazi, konfirmoi dëshirën e tij për të thelluar bashkëpunimin me Kosovën. /Telegrafi/