Thaçi: Pranimi në UEFA, lajmi më i mirë i mundshëm
03/05/2016
Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka uruar qytetarët e vendit pas pranimit të Kosovës në UEFA.
Ai tha se ky është lajmi më i mirë i mundshëm për tifozët e panumërt të Republikës së Kosovës.
Lexoni të plotë postimin e tij në Facebook:
“Kosova në UEFA! Lajmi më i mirë i mundshëm për tifozët e panumërt në Republikën tonë. Tash e tutje do të luajmë në kampionate ndërkombëtare - disa lojë do t'i fitojmë, disa do t'i humbim, por kurrë më s'do të na ndalin nga fusha e gjelbër. Urime Fadil Vokrrit dhe federatës, urime lojtarëve të kombëtares sonë, urime të gjithë qytetarëve”, ka shkruar presidenti. /Telegrafi/


