Please enter at least 3 characters.

Thaçi në Ditën Ndërkombëtare të Paqes: Paqja bëhet më vështirë se lufta

2018/07/Hashim-Thaci-konference-24-korrik-foto-Ridvan-Slivova-18-1-e1533551835209.jpg
14:"Ridvan Slivova

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi në Ditën Ndërkombëtarë të Paqes tha se popujt që e kanë përjetuar luftën, e dinë më së miri rëndësinë e paqes.

Thaçi në një postim në rrjetin social Facebook shkruan se Kosova e di se paqja bëhet më vështirë se lufta.

“Sot, tërë bota e feston Ditën Ndërkombëtare të Paqes. Popujt që e kanë përjetuar luftën, e dinë më së miri rëndësinë e paqes. Kosova i ka përjetuar të dyja. Ne e dimë se paqja bëhet më vështirë se lufta. Që dy dekada pareshtur po punojmë për paqen, sepse e duam dhe besojmë në të. Mirëkuptimi dhe bashkëpunimi me njëri-tjetrin, pavarësisht dallimeve që mund t’i kemi, janë vlera universale. Duhet të jemi të bashkuar të gjithë për paqen dhe të ardhmen evropiane. Të bashkuar në diversitet”, ka shkruar Thaçi. /Telegrafi/