Please enter at least 3 characters.

Thaçi kujton Konferencën e Rambujesë: Të bashkohemi për të ardhmen e Kosovës, si para 20 viteve

2018/12/Hashim-Thaci-Konference-01-shkurt-foto-Ridvan-Slivova-29-e1535108552372-780x439.jpg

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka thënë se finalizimi i Konferencës së Rambujesë në Paris, 20 vjet më parë , ishte fitorja e parë diplomatike e Kosovës, e cila i hapi rrugë intervenimit ushtarak të NATO-s për të parandaluar spastrimin etnik në Kosovë

Thaçi përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se kjo marrëveshje finalizoi procesin e çlirimit të Kosovës, i nisur nga sakrifica dhe lufta jonë.

Postimi i plotë:Finalizimi i Konferencës së Rambujesë në Paris, 20 vjet më parë, ishte fitorja e parë diplomatike e Kosovës, e cila i hapi rrugë intervenimit ushtarak të NATO-s për të parandaluar spastrimin etnik në Kosovë. Kjo marrëveshje finalizoi procesin e çlirimit të Kosovës, i nisur nga sakrifica dhe lufta jonë. Ajo u shndërrua në testament për shpalljen e pavarësisë së Kosovës. Bashkimi i spektrit politik në atë kohë dhe besimi i palëkundur te Shtetet e Bashkuara të Amerikës e bëri të mundur arritjen e kësaj marrëveshjeje pas negociatave të vështira dhe rraskapitëse. Sot, si 20 vjet më parë, duhet të bashkohemi të gjithë për të jetësuar ëndrrën e radhës – anëtarësimin e Kosovës në BE, NATO dhe OKB./Telegrafi/