Please enter at least 3 characters.

Thaçi: Edhe para 18 viteve dëshmuam se jemi për dialog dhe paqe

2017/01/Hashim-Thaci-konference-25-janar-foto-Ridvan-Slivova-01-e1517232235301.jpg
14:"Ridvan Slivova

Presidenti Hashim Thaçi në 18 vjetorin e Konferencës së Rambujesë, tha se edhe atëherë e kemi dëshmuar se jemi për dialog dhe paqe.

Këto komente presidenti Thaçi i bëri përmes një postimi në Facebook.

“Konferenca e Rambujesë, 18 vjet më parë, ishte konferenca e parë ndërkombëtare me përfaqësim gjithëpërfshirës të Kosovës.
Edhe atëherë dëshmuam se jemi për dialog dhe paqe, duke besuar në vlerat evropiane dhe në përkrahjen e miqve tanë ndërkombëtarë”, ka shkruar Thaçi.

Postimi i plotë:Konferenca e Rambujesë, 18 vjet më parë, ishte konferenca e parë ndërkombëtare me përfaqësim gjithëpërfshirës të Kosovës. Edhe atëherë dëshmuam se jemi për dialog dhe paqe, duke besuar në vlerat evropiane dhe në përkrahjen e miqve tanë ndërkombëtarë. Ne iu kemi qëndruar besnikë këtyre vlerave, të cilat i kemi shndërruar në udhërrëfyes për rolin dhe angazhimin e shtetit tonë si anëtar konstruktiv i bashkësisë ndërkombëtare dhe model për ndërtimin e paqes. Kjo konferencë ishte pikënisje e çlirimit dhe më pas e pavarësimit të Kosovës.