Please enter at least 3 characters.

Thaçi dhe Pacolli takohen me William Walker në SHBA: Mirënjohje të thellë për angazhimin e tij për Kosovën

2018/02/27545645_1811421568928194_4798555652411313155_n-e1518017678714.jpg

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi dhe ministri i Jashtëm Behgjet Pacolli gjatë vizitës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë takuar edhe mikun e shtetit të Kosovës William Walker.

Presidenti Thaçi përmes rrjetit social Facebook ka thënë se është kënaqësi të bisedosh për të arriturat dhe aspiratat e shtetit të Kosovës dhe kujtimet e vitit 1999 me njerëzit si William Walker.

Postimi i presidentit në Facebook:Në SHBA, Kosova ka shumë miq. Është kënaqësi të bisedosh për të arriturat dhe aspiratat e shtetit të Kosovës me njerëzit që e kanë në zemër dhe punojnë për të, siç është William Walker.Në prag të dhjetëvjetorit të shpalljes së pavarësisë së Kosovës, e kujtojmë me mirënjohjen më të thellë angazhimin e tij për Kosovën, si në vitin 1999, ashtu edhe sot.