Please enter at least 3 characters.

Thaçi: +383 e forcon shtetësinë e Kosovës

2016/10/Hashim-Thaci-20-shtator-foto-Ridvan-Slivova-3.jpg
14:"Ridvan Slivova

Presidenti Hashim Thaci ka thënë se dhënia e kodit telefonik është hap drejt anëtarësimit në organizata tjera ndërkombëtare.

“Republika e Kosovës nga sot ka një kanal të pavarur të komunikimit me botën. Dhënia e kodit telefonik, +383, do të forcojë shtetësinë e Kosovës dhe përbën një hap të madh drejt anëtarësimit në organizata të tjera të mëdha ndërkombëtare”, ka shkruar Thaçi në profilin e tij në Facebook.

Me kod sipas tij, Kosova ka identitetin e saj. “Republika e Kosovës, nga sot, ka identitetin e vet shtetëror në fushën e telekomunikimit. Urime të gjithë qytetarëve të Kosovës”. /Telegrafi/