Please enter at least 3 characters.

Teuta Selimi së shpejti me këngë të re

2017/08/teutaaa-1-e1504088153236.jpg

Këngëtarja e njohur Teuta Selimi ka qenë mjaft e angazhuar në muzikë gjatë muajve të nxehtë.

Ajo ka qenë e pranishme në shumë koncerte, dasma e ahengje muzikore të ndryshe, në të cilat interpreton gjithnjë live.

Ndërkohë, shumë shpejt këngëtarja pritet të sjellë edhe një projekt të ri muzikor.

Telegrafi mëson se kënga e re e këngëtares ka përfunduar incizimin, ndërsa pritet që në ditët e para të shtatorit të fillojnë edhe xhirimet e klipit.

Teuta shquhet për stilin e saj të veçantë në të kënduar, ndërsa unike ajo pritet të vijë edhe në projektin e saj të ri. /Telegrafi/