Please enter at least 3 characters.

Tetë intervenime nga zjarrfikësit e Shkupit në natën e Vitit të Ri

2018/07/zjarrfikes-SK.jpg

Brigada e Zjarrfikësve të Shkupit gjatë natës së ndërrimit të viteve, kanë intervenuar në tetë raste, të cilat i kanë përfunduar me sukses.

Zjarrfikësit për AIM thonë se kanë intervenuar në shuarjen e zjarreve nëpër shitore, tarraca dhe objekte tjera.

Është shkaktuar vetëm dëm material, ndërsa vetëm në një rast është lënduar një person, i cili mendohet se është lënduar nga mjetet piroteknike./Telegrafi/