Please enter at least 3 characters.

Tetë gola të shënuar në takimin Chelsea - Grimsby, blutë kalojnë tutje në Carabao Cup

2019/09/odoi.jpg
254:"LONDON, ENGLAND - SEPTEMBER 25: Callum Hudson-Odoi of Chelsea controls the ball during the Carabao Cup Third Round match between Chelsea FC and Grimsby Town at Stamford Bridge on September 25, 2019 in London, England. (Photo by Dan Istitene/Getty Images)
12:"Getty Images

Chelsea ka kaluar në 1/8 e finales në Carabao Cup, pasi e ka eliminuar Grimsbyn me rezultat 7-1.

Pas vetëm katër minutash lojë, The Blues kaluan në epërsi me anë të Ross Barkleyt nga asistimi që i bëri Pedro.

Tre minuta më vonë, Michy Batshuayi e dyfishoi epërsinë për skuadrën londineze, mirëpo Grimsby e ngushtoi rezultatin me anë të Matthew Green (19’).

Chelsea vs Grimsby (Foto: Dan Istitene/Getty Images/Guliver)

Pedro e thelloi epërsinë për Chelsean në 3-1 në minutën e 43-të, duke shkuar në pushim prej dy golash në epërsi.

Pjesa e dytë ishte përsëri e dominuar nga lojtarët e Frank Lampardit që realizuan me anë të Kurt Zoumas (56’).

Chelsea vs Grimsby (Foto: Dan Istitene/Getty Images/Guliver)

Reece James që u rikthye nga lëndimi për skuadrën nga qyteti i Londrës shënoi për 5-1, e që njëherësh debutoi me gol në Stamford Bridge.

Sulmuesi belg ishte tejet i disponuar për lojë, gjersa arriti ta shënonte golin e dytë në takim në minutën e 86-të, gjersa Callum Hudson-Odoi (89') u rikthye nga lëndimi me gol për 7-1.

Chelsea kaloi në 1/8 e finales në Carabao Cup që ndryshe njihet edhe me emrin EFL Cup, e që shumë shpejtë pritet ta mësojë kundërshtarin e radhës për këtë garë. /Telegrafi/