Please enter at least 3 characters.

Testi i maturës publikohet në internet, Berisha: Turp kombëtar

2016/06/Sali_berishaa.jpg

2 mijë maturantë në Shqipëri do të testojnë sot njohuritë e tyre në matematikë, por njëra tezë e këtij provimi prej mbrëmjes të së enjtes po qarkullon në portalet online.

Një fakt i tillë u denoncua sot dhe nga ish-kryeministri, Sali Berisha, i cili e quajti atë turp kombëtar.

“Një turp kombëtar!Horrat e shtetit nxjerrin në treg, një dite përpara, testin e matematikes si kurrë ndonjëherë në historinë e këtij shteti!”, thotë Berisha.

Akoma nuk dihet kush ka publikuar testin në internet dhe si është marrë nga Komisioni që e ka përgatitur. /Telegrafi/