Please enter at least 3 characters.

Terrakotat nga Vinica do të ekspozohen në Oksford

2016/08/Arkeologji.jpg

Gjetje arkeologjike nga Vinica do të jenë pjesë e ekspozitës ''Religjionet në perandoritë nëpër histori'', që do të hapet vitin e ardhshëm në muzeun Ashmolean në Universitetin e Oksfordit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Për këto gjetje arkeologjike janë interesuar vetë arkeologët e këtij universiteti, të cilët e kanë vizituar muzeun e Vinicës, ku janë njohur me perjardhjen historike të këtyre gjetjeve terrakote të posaçme.

Ekspozita do të hapet në tetor të vitit 2017 dhe do të zgjatë deri në janar të vitit 2018./Telegrafi/