Please enter at least 3 characters.

Tërmeti në Shqipëri, Qeveria e Kosovës i ndanë edhe 200 mijë euro

2020/02/pm-1-730x440-1.jpg

Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për ndarjen edhe të 200 mijë eurove për shtetin e Shqipërisë, si ndihmë pas tërmetit që ndodhi nëntorin e vitit të kaluar.

Zotimin për ndarjen e këtyre mjeteve e kishte bërë të ditur edhe në Bruksel, ministri i Financave, Besnik Bislimi i cili e kishte përfaqësuar Kosovën në Konferencën Ndërkombëtare të Donatorëve për t’i ardhur në ndihmë Shqipërisë për procesin e rindërtimit.

Kujtojmë se menjëherë pas tërmetit, Qeveria e Kosovës kishte ndarë 500 mijë euro. /Telegrafi/