Please enter at least 3 characters.

Tërmet i ri në Greqi, dridh edhe Maqedoninë

2016/11/termet.jpg

Tërmet prej 4.1 shkallë sipar Rihterit sot pasdite ka dridhur në Greqi, i cili është ndjerë edhe në Maqedoninë jugore, përcjell Telegrafu Maqedoni.

Sipas Qendrës Seizmologjike Evropiane, dridhja ka ndodhur në 21 km në juglindje të Dojranit dhe 8 km në veri të Kristonit me 5 km thellësi.

Për momentin nuk ka informacione për dëme materiale ose të lënduar./Telegrafi/