Tentuan të marrin autorizim te noteri pa dijen e pronarit legjitim të disa parcelave, arrestohen tre persona në veri të Mitrovicës
Tre persona janë arrestuar pasi të njëjtit duke përdor dokumente që dyshohet të jenë të falsifikuara kanë tentuar që te noteri të marrin autorizim për shitblerjen e disa parcelave pa dijen e pronarit legjitim.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të mërkurën rreth orës 11:15 në rrugën “Çlirimi”, në veri të Mitrovicës.
Tutje thuhet se në konsultim me prokurorin është kryer bastisja në shtëpinë e njërit nga të dyshuari ku gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar disa dokumente relevante lidhur me rastin, ndërsa nga i dyshuari tjetër është sekuestruar një veturë dhe një telefon.
“Rr. Çlirimi, Mitrovicë Veri 15.07.2026, 11:15. Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që të njëjtit duke përdor dokumente që dyshohet të jenë të falsifikuara kanë tentuar që te noteri të marrin autorizim për shitblerjen e disa parcelave pa dijen e pronarit legjitim. Në konsultim me prokurorin është kryer bastisja në shtëpinë e njërit nga të dyshuari ku gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar disa dokumente relevante lidhur me rastin, ndërsa nga i dyshuari tjetër është sekuestruar një veturë dhe një telefon”, thuhet në raport.
Ndërkaq, me vendim të prokurorit pas intervistimit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje. /Telegrafi/


