Please enter at least 3 characters.

Tentoi t'u jap ryshfet zyrtarëve policorë, arrestohet shtetasi serb në Bërnjak

Policia e Kosovës ka pranuar informatën se në pikë kalimin kufitar Bërrnjak i dyshuari (shtetasi serb) ka tentuar t’u jap ryshfet zyrtarëve policor kufitar.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se lidhur me rastin janë ndërmarrë veprime të menjëhershme policore, ku me udhëzim të prokurorit kompetent i dyshuari i lartcekur dhe dy dëshmitarë janë intervistuar.

“Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Mitrovicë Veri, ka pranuar informatë se në Pikë Kalimin Kufitar Bërnjak i dyshuari mashkull shtetas serb ka tentuar t’u jap ryshfet zyrtarëve policor kufitar. Lidhur me rastin janë ndërmarrë veprime të menjëhershme policore, ku me udhëzim të prokurorit kompetent i dyshuari i lartcekur dhe dy dëshmitarë janë intervistuar”, thuhet në njoftim.

Po ashtu siç thuhet në njoftim nga i dyshuari është sekuestruar përkohësisht bankënota që dyshohet se i dyshuari ka tentuar t’i jap si mito zyrtarëve policor, dhe me vendim të prokurorit i njëjti dërgohet në ndalim policor për 48 orë. /Telegrafi/