Please enter at least 3 characters.

Tentim vrasja në Hajvali, Policia bastis shtëpinë e të dyshuarit - konfiskohet substancë e dyshuar narkotike

2024/07/konference-Policia-e-Kosoves-pajisjet-te-reja-Patrulla-Intelegjente-foto-Ridvan-Slivova-9.jpg

Një tentativë vrasje ka ndodhur të premten në Hajvali të Prishtinës.

Në raportin 24-orësh bëhet e ditur se rasti ka ndodhur rreth orës 14:25, ku viktima ka raportuar se i dyshuari ka shtënë me armë zjarri në drejtim të tij dhe si pasojë është plagosur.

Viktima ka pranuar tretman mjekësor në QKUK, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore.

Gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit është gjetur dhe konfiskuar substancë e dyshuar narkotike. Nuk raportohet për të arrestuar.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori. /Telegrafi/