Please enter at least 3 characters.

Tentativa e 15-të për konstituim të Kuvendit, a do të jetë versioni i njëjtë në seancë?

Sot, për të 15-në herë deputetët e Kosovës do të mblidhen për konstituimin e Kuvendit.

I njëjti version nga LVV-ja është paraqitur në shumicën e seancës, derisa procesi ka ngelur në zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit.

Në seancat e fundit, LVV nuk ka paraqitur fare për votim emrin e Albulena Haxhiut për kryeparlamentare, derisa kryesuesi Avni Dehari ka kërkuar nga partitë politike vetëm emrat e anëtarëve për Komision, që do të mundësonte votimin e fshehtë.

Qytetarët më 9 shkurt i janë drejtuar kutive të votimit për zgjedhjet paralamentare, ndërsa vendi ka hyrë në muajin e katërt pa konstituimin e institucioneve.

Duke parë situatën e krijuar, presidentja Vjosa Osmani tashmë ka ftuar në një takim konsultativ liderët e partive kryesore në vend.

Presidentja ka propozuar që takimi të mbahet më 15 maj në orën 13:00. Partia Demokratike e Kosovës, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës kanë konfirmuar pjesëmarrjen në takim. /Telegrafi/

Kush mban përgjegjësi për dështimet e njëpasnjëshme për konstituimin e Kuvendit të Kosovës pas zgjedhjeve të 9 shkurtit?

LVV (si partia e parë që propozon kandidatin për kryetar Kuvendi)

PDK, LDK, AAK për mosgatishmëri bashkëpunimi

Të gjitha partitë politike (mungesë e kulturës politike dhe kompromisit)

Askush – proceset politike janë të zakonshme pas zgjedhjeve