Tensionet jashtë Kuvendit të Shqipërisë, Policia hedh ujë në drejtim të protestuesve
23/07/2026
Protesta para objektit të Kuvendit të Shqipërisë është përshkallëzuar.
Përballë rezistencës së vazhdueshme dhe bllokimit të akseve rrugore, Policia e Shtetit ka ndërhyrë duke hedhur ujë me presion drejt protestuesve për t’i shpërndarë ata.
Në terren janë angazhuar dy autobotë uji, të cilët po përdoren për të liruar segmentet rrugore të bllokuara.
Pavarësisht ndërhyrjes së mjeteve ujëhedhëse, qytetarët po refuzojnë të largohen nga ambientet e Parlamentit, duke e mbajtur situatën tejet të tensionuar, raporton euronews.al.
Siç raportojnë mediat në Shqipëri, po ashtu janë hedhur vezë dhe domate në drejtim të Policisë.


