Please enter at least 3 characters.

Tensione në Kuvendin e Preshevës: Shqiprim Arifi fyen, shkul mikrofonin dhe hedh ujë

2021/09/Screenshot_8-29-e1631820874942.png

Seanca e Kuvendit Komunal të Preshevës sot është zhvilluar nën tensione.

Siç raporton RTV Presheva këshilltarët komunalë që nga fillimi e kishin devijuar debatin duke folur për tema jashtë rendit të ditës.

Kryetari i Alternativës për Ndryshim, Shqiprim Arifi, gjatë diskutimeve të tij ishte mjaft i ashpër ndaj oponentëve politik.

Ndërsa në fund të seancës doli para Kryesisë së Kuvendit ku fillimisht shkuli mikrofonin e më pas gjuajti me ujë dhe ia grisi dokumentet kryetarit të Kuvendit, Sami Salihut.