Temperaturat nën zero, borë e ngrica në veri
29/11/2016
Moti i ftohtë ka përfshirë sot të gjithë vendin. Temperaturat janë ulur nën zero në zonat malore dhe në Shqipërinë qendrore.
Në veri ka patur ngricë e reshje dëbore. Në Tropojë, Dibër, Kukës e Pukë në disa rrugë është i pamundur kalimi i automjeteve pa zinxhirë.
Ngrica ka patur edhe në Rrugën e Kombit. Në disa zona termometri ka shënuar - 8 gradë. /Telegrafi/


