Telegrami i tmerrit: Serbët në Dibër djegin për së gjalli gra e fëmijë
Më datë 4 tetor 1913, Aqif Pashë Elbasani, Lef Tasi (duhet të jetë Lef Nosi) dhe Gregor Silka nisin një telegram. Nga Elbasani telegrami i dërgohet Aubrey Herbertit në Londër nga i cili kërkohet ndihmë pas masakrave që kishin bërë serbët në rajonin e Gostivarit dhe Dibrës. Këtu përshkruhen tmerret që ka vuajtur kjo popullsi në duart e serbëve. Teksti i telegramit është si më poshtë:“Dibra ka rënë sërish në duart e serbëve. Dibranët, duke i parë masakrat dhe djeg’jen për së gjalli të grave dhe fëmijëve të 200 familjeve në Reqan të Gostivarit dhe shfarosjen e tërë popullatës së Sbinya [?], Ravenit, Vertokut etj., kanë ikur para armatës së madhe serbe dhe me vete kanë marrë vetëm rrobat e trupit. Pas kanë lënë shtëpitë dhe pasurinë [ … ]Të pasurit kanë mbetur pa para dhe janë duke vuajtur edhe për bukë rrugëve të Elbasanit. Jemi duke e bërë tërë atë që mundemi, por nuk kemi mundësi t’ju ndihmojmë mijëra refugjatëve që ta ndalojmë vuajtjen para se të filloj dimri.A ka mundësi të bëhet diçka që të shpëtohen shtëpitë dhe pasuritë dhe të përballemi me nevojat dhe të njoftohet publiku i përgjithshëm anglez për ndihmë refugjatëve dhe në mënyrë diplomatike t’ju ndihmohet të vuajturve që të kthehen sa më shpejt dhe sigurt në shtëpitë e tyre?Aqif Pasha [Elbasani] Lef Tasi, Tsilka [Gregor Silka]". /Telegrafi/


