Please enter at least 3 characters.

Telefoni ra në një kafaz me majmunë dhe lëvizja e njërës prej kafshëve befasoi njerëzit

2024/07/majmun-zoo-vrt-830x0-1.jpg

Vizitorët e një kopshti zoologjik në Kinë u mahnitën nga reagimi i një shimpanzeje, të quajtur Dongdong, pasi një burri i ra telefonin në kafaz.

Kafsha e kapi menjëherë pajisjen dhe të gjithë menduan se do ta “vidhte”, por më pas ndodhi një kthesë e madhe.

Për habinë e të gjithëve, kafsha vendosi telefonin në shportë - i cili ndërkohë ishte ulur në kafaz - dhe më pas u dha sinjal se mund ta merrnin.

Kjo shkaktoi kënaqësinë e vizitorëve, por edhe të miliona përdoruesve të rrjeteve sociale. /Telegrafi/