Please enter at least 3 characters.

Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë

2023/04/ilustrim-shiriti-i-ndalimit-policia-e-kosoves-foto-Ridvan-Slivova-2.jpg

Të shtëna me armë zjarri ka pasur ditën e premte në Prishtinë.

Policia njofton se një person ka shtënë me armë zjarri nga vetura e tij, rasti ka ndodhur rreth orës 06:52, transmeton Telegrafi.

"Një mashkull kosovar ka raportuar se një person i panjohur nga vetura në lëvizje, ka shtënë me armë zjarri. Në vendin e ngjarjes janë sekuestruar 10 gëzhoja. Njësia policore ka arrit të identifikojë dhe të arrestojë të dyshuarin mashkull kosovar dhe nga ai ka konfiskuar një pistoletë", thuhet në raportin e Policisë.

Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt. /Telegrafi/