Të shtëna me armë zjarri në Haraçinë, plagoset një person
08/09/2026
MPB njofton se sot është plagosur një person nga Shkupi në hyrje të fshatit Haraçinë.
"Më 08.09.2026 rreth orës 01:50 në SPB Shkup, Institucioni Publik i Shëndetit Publik "Shën Naum i Ohrit" raportoi se A.M. (48) nga Shkupi u soll tek ata me plagë nga arma e zjarrit.
Konkretisht, sipas raportit, ai i ka marrë lëndimet në hyrje të fshatit Haraçinë, Shkup, pasi një person që ai e njihte, i cili shoqërohej nga një person tjetër, qëlloi drejt tij nga një automjet.
Po merren masa për sqarimin e rastit", thuhet në njoftimin e MPB-së./Telegrafi/


