Të shtëna me armë në një shkollë në Bremerhaven të Gjermanisë, një grua përfundon në spital
19/05/2022
Një grua ka përfunduar e shtruar në spital pasi një sulmues hapi zjarr në një shkollë në Gjermani.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, ngjarja ndodhi në Bremerhaven - 90 kilometra në perëndim të Hamburgut në veriperëndim të vendit - të enjten në mëngjes.
Dhe policia ka bërë të ditur se ka bërë një arrestim.
Për momentin nuk dihet shkalla e lëndimeve të gruas.
“Nxënësit janë në klasat e tyre me mësuesit e tyre”, tha policia në një deklaratë. “Policia ka nën kontroll situatën në vendngjarje. Masat e policisë po vazhdojnë”. /Telegrafi/


