Të shtëna me armë, mbyllet Senati filipinas - zbulohet arsyeja dhe pamjet e situatës së krijuar
Senati i Filipineve u mbyll me personelin ushtarak që u pa duke hyrë në ndërtesën ku një senator i kërkuar nga Gjykata Ndërkombëtare Penale kishte kërkuar strehim.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, atje u dëgjuan të shtëna me armë, por zyrtarët nuk kanë zbuluar se kush qëlloi.
Ata thanë se nuk kishte viktima.
PUTUKAN SA SENADO
DEVELOPING STORY: Gunfire erupted at the Senate late Wednesday evening following a lockdown. Armed units have since been deployed throughout the premises.
This comes after a Facebook Live broadcast by Senator Bato dela Rosa, in which he announced his imminent… pic.twitter.com/Pe93AOeaXP
— The Philippine Star (@PhilippineStar) May 13, 2026
Senatori Ronald Dela Rosa tha më parë se besonte se arrestimi i tij ishte i afërt dhe u bëri thirrje filipinasve ta parandalonin atë.
Ai është i sigurt dhe me personel sigurie, kanë thënë zyrtarët.
Gunshots were heard inside the Philippine Senate building as security forces remained on site. CCTV footage showed former police chief Ronald dela Rosa, a key figure in Duterte’s deadly anti-drug campaign, running through the halls while being chased by law enforcement officers. pic.twitter.com/ssFaVqnbHq
— Mintel World (@mintelworld) May 13, 2026
Ai akuzohet nga GJPN-ja për vrasjen e dhjetëra njerëzve kur ishte shef policie gjatë luftës së ish-presidentit Rodrigo Duterte kundër drogës, në të cilën mijëra trafikantë të dyshuar u qëlluan dhe u vranë.
NEW: Gunfire erupted at the Philippines Senate.
Philippine Senator Bato dela Rosa — a top architect of Duterte's bloody drug war — is trying to evade an ICC arrest warrant.
He is under "protective custody" at the Senate.
The ICC charges him with crimes against humanity for his… pic.twitter.com/U3kpn20ply
— Clash Report (@clashreport) May 13, 2026
Duterte është mbajtur në Hagë që nga marsi i vitit 2025.
Ndërkohë, protestuesit jashtë Senatit kërkuan paraburgimin e Dela Rosës, duke kërkuar që ai të dërgohet për t'u gjykuar me Duterten.
E avokatët e tij i janë drejtuar Gjykatës së Lartë për të bllokuar ekstradimin e tij. /Telegrafi/


