Të shtëna masive në Chicago, një i vrarë dhe 14 të plagosur
Një person u vra dhe 14 të tjerë u plagosën nga të shtënat masive në anën jugore të Chicagos dhe policia lokale po heton rastin.
Sipas policisë, oficerët po përpiqeshin të shpërndanin një grup të madh njerëzish në bllokun e South Cottage Grove Avenue kur ndodhën të shtënat.
Policia thotë se në incidentin, i cili ndodhi në lagjen Washington Park të qytetit, të paktën dhjetë persona u qëlluan me armë zjarri.
Një nga viktimat, një burrë 35-vjeçar, u qëllua disa herë dhe u shpall i vdekur në vendngjarje, sipas Zyrës së Mjekut Ligjor të Qarkut Cook.
Gjashtë të plagosur u dërguan me urgjencë në spitalet aty pranë dhe, sipas policisë, ata janë në gjendje të mirë shëndetësore.
Të dyshuarit për këtë incident nuk janë ndaluar ende dhe hetimi është duke vazhduar.


