Please enter at least 3 characters.

Te Roma nuk ka qetësi as pas fitores, dy bashkëlojtar përleshen pas ndeshjes (Video)

2017/09/peres-gerson.jpg

Situata te skuadra e Romës nuk është aspak e qetë, jo për shkak të rezultateve, por sjelljeve të futbollistë.

Roma luajti dje (e shtunë) në Olimpico ndaj Hellas Veronas, ku fitoi me rezultat të pastër 3-0.

Kjo fitore ishte e mirëpritur për klubin kryeqytetas pas humbjes së fundit në shtëpi me rikthim nga Interi me rezultat 3-1.

Por, kjo fitore e thellë nuk ndikoi për mirë në humorin e klubit Gialloross, pasi pas ndeshjes u pa një konfrontim në mes dy futbollistëve, Bruno Peres dhe Gerson.

Megjithatë, për fatin e te dy lojtarëve gjithçka shkoi mirë pasi intervenimi i shokëve të skuadrës ishte i shpejt dhe nuk ndodhi asgjë më shumë, por disa shtyrjeve. /Telegrafi/