Please enter at least 3 characters.

Të riut shqiptar i sekuestrohen 16 milionë euro kokainë në Itali

Dyqind kilogramë kokainë, me vlerë tregu rreth 16 milionë euro, janë sekuestruar në Romë gjatë një operacioni policor.

Lënda narkotike u gjet në banesën e një 23-vjeçari me origjinë shqiptare, i cili është arrestuar.

Sipas autoriteteve italiane, kokaina ishte ndarë në 191 pako, rreth 8 mijë doza.

Banesa e të riut ishte kthyer në një qendër logjistike për ruajtjen dhe shpërndarjen e drogës.

Gjatë kontrollit, policia gjeti gjithashtu një armë zjarri, municione dhe rreth 30 mijë euro para cash, që dyshohet se janë përfituar nga aktivitetet kriminale.

- YouTubeyoutu.be