Please enter at least 3 characters.

Të premten përfundon shit-blerja e Milanit, të shtunën konferenca për shtyp

2017/02/Milan-1-e1488220310616.jpg

Mediat italiane sugjerojnë se konferenca për shtyp për të paraqitur pronarët e rinj të Milanit do të mbahet të shtunën në mëngjes.

Silvio Berlusconi do të shes klubin përfundimisht në javën e ardhshme pas 30 viteve si President i Milanit.

Konzorciumi kinez, Sino-Europe Sports do të përfundojë marrjen e pronësisë së kuqezinjve të premten, me përjashtim të ndonjë pengese të minutës së fundit.

Premium Sport raporton se Yonghong Li do të bëhet President i ri, apo zëvendës-president ekzekutiv, nëse Berlusconi qëndron në një rol nderi, përcjell Telegrafi.

Bordi i ri i drejtorëve pritet të ketë gjashtë anëtarë, tre italianë - duke përfshirë edhe drejtori e ri të përgjithshëm, Marco Fassone - dhe tre kinezë.

Të shtunës do të jetë edhe një konferencë për shtyp rreth orës 11:30 me kohë italiane.

Përpara medieve do të dalin dyshja, Fassone dhe Li. /Telegrafi/