Please enter at least 3 characters.

Të paktën 43 të vdekur në Indi pasi zjarri përfshiu një fabrikë të madhe

2019/12/773x435_cmsv2_30332780-49eb-5059-818c-f5f07e999b73-4351096.jpg

Të paktën 43 njerëz u vranë pasi një zjarr përfshiu një fabrikë në Delhi, thanë zyrtarë të policisë dhe qeverisë, transmeton Telegrafi.

Zjarri shpërtheu të dielën në mëngjes në zonën e ngjeshur Anaj Mandi të kryeqytetit Indian dhe u përhap shpejt, raportojnë mediat lokale.

Ministri Arvind Kejriwal tha se ai kishte porositur një hetim në lidhje me incidentin.

Kryeministri Narendra Modi e quajti zjarrin "jashtëzakonisht të tmerrshëm".

"Autoritetet po ofrojnë të gjithë ndihmën e mundshme në vendin e tragjedisë", shkroi Modi.

Shkaku i zjarrit nuk u bë i njohur ende. /Telegrafi/