Please enter at least 3 characters.

Të paktën 25 të vrarë në dy të shtëna të ndara në Honduras

Të paktën 25 persona janë vrarë në dy sulme të ndara me armë në Honduras, përfshirë gjashtë policë, njoftuan autoritetet vendase.

Sulmi i parë ndodhi në një fermë në komunën Trujillo, në veri të Hondurasit, ku persona të armatosur hapën zjarr ndaj punëtorëve, duke lënë të vrarë të paktën 19 persona.

Sulmi i dytë ndodhi pranë kufirit me Guatemalën, në komunën Omoa, ku persona të armatosur sulmuan një patrullë policore që po merrte pjesë në një operacion kundër bandave kriminale.

Gjashtë oficerë policie, mes tyre edhe një zyrtar i lartë, humbën jetën, shkruan skynews.

Autoritetet hondurase kanë nisur hetimet për të dyja ngjarjet, ndërsa forcat e sigurisë dhe ekspertët mjeko-ligjorë janë dërguar në vendet e sulmeve.

Hondurasi vazhdon të përballet me nivele të larta dhune të lidhura me bandat kriminale dhe trafikun e drogës, pavarësisht përpjekjeve të qeverisë për të ulur kriminalitetin. /Telegrafi/